Lajme

Negociatat me BE, Shqipëria fton ekspertët më të mirë t’i bashkohen ekipit negociator

Shqipëria fton të gjithë ekspertët më të mirë, brenda dhe jashtë vendit, t’i bashkohen grupit negociator të negociatave me Bashkimin Evropian. Në një thirrje publike, Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni fton më të mirët që të japin kontributin për vendin.

Administrata Publike Shqiptare dhe skuadra jonë e negociatave është gati për t’u përballur me të gjitha sfidat e mëdha që na presin përpara. Por tani, më shumë se më parë kemi nevojë për ju, profesionistët më të mirë shqiptarë brenda apo jashtë vendit. Nëse jeni një ndër shumë ekspertët e Administratës Publike Shqiptare, ose vini nga një përvojë në shoqërinë civile, apo organizata ndërkombëtare, ejani dhe bëhuni pjesë e misionit të Republikës së Shqipërisë ne BE. Apliko dhe ti sot, që të jesh pjesë e ekipit kuqezi në Bruksel”, fton ajo.

Më 15 Tetor në Luxemburg, Shqipëria çeli grup-kapitullin kryesor atë të drejtësisë gjyqësorit, institucionet demokratike dhe reformën në administratën publike. Në mbledhjen ndërqeveritare Shqipëri-BE, angazhimi është që i gjithë procesi me grup-kapitujt që duhet të përafrohen me BE të përfundojë brenda vitit 2027.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

13 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

14 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

14 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

14 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

14 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

14 hours ago

This website uses cookies.