Negociatat me Izraelin-Politikani palestinez: Hamasi e ka pranuar marrëveshjen
Udhëheqësi i Iniciativës Kombëtare Palestineze,Rawhi Fattouh një parti politike palestineze me bazë në Bregun Perëndimor, i tha BBC-së se ata besojnë se Hamasi e ka pranuar marrëveshjen.
“Marrëveshja është pothuajse gati dhe unë mendoj se pala palestineze është pajtuar me të, e ka pranuar. Ata janë duke pritur për përgjigjen përfundimtare izraelite. Pra, ne jemi më afër marrëveshjes se çdo herë më parë”, tha ai, duke shtuar se kjo ndodh sepse Netanjahu nuk mund të toleronte më presionin e brendshëm izraelit dhe presionin e jashtëm, veçanërisht kur vjen Trump.
Kur u pyet nga intervistuesi për të sqaruar nëse Hamasi kishte rënë dakord për marrëveshjen, ai tha se “po mund të them se ata i kanë pranuar të gjitha kushtet, dhe nuk është hera e parë… kjo marrëveshje është pothuajse identike me atë që u propozua në korrik. – dhe ishte Netanyahu ai që e minoi atë. Ne kemi humbur më shumë se 10,000 jetë në këtë proces në gjashtë muaj”.