Negociatat për armëpushim- I dërguari i Trump, Witkoff takohet sot me Putin

Putin

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka udhëtuar në Rusi dhe pritet të takohet sot (11 prill) me presidentin Vladimir Putin.

Ky do të jetë takimi i tretë midis Witkoff dhe Putin, pasi Trump kërkon të ndërmjetësojë një armëpushim në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.

Trump ka shprehur pakënaqësitë për përparimin jo në intensitetin e duhur të negociatave., ndërsa ka deklaruar se ishte “i zemëruar” për komentet e Putinit për Ukrainën.

Udhëtimi vjen një javë pasi i dërguari i Putinit, Kirill Dmitriev  u takua me Witkoff dhe zyrtarë të tjerë amerikanë në Uashington dhe shprehu ” optimizëm të kujdesshëm ” për angazhimin e rinovuar diplomatik midis SHBA dhe Rusisë.

Përpjekja e Trump për një armëpushim ka ngecur pasi Moska hodhi poshtë një armëpushim të plotë 30-ditor të mbështetur nga Uashingtoni dhe Kievi dhe ka shkelur në mënyrë të përsëritur armëpushimin energjetik të rënë dakord më 25 mars.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.