Nehammer: 1 000 euro për çdo sirian që zgjedh të riatdhesohet

Austria do të mbështesë sirianët që dëshirojnë të kthehen në vendin e tyre me një bonus riatdhesimi prej 1 000 euro.
”Vendi tani ka nevojë që qytetarët e tij të kthehen dhe t’a rindërtojnë atë”, shkruan kancelari austriak Karl Nehammer në X.
”Procedurat e vazhdueshme të azilit për shtetasit sirianë në Austri do të pezullohen”, shkruan kancelari.
Edhe kryeministri i ri i përkohshëm i Sirisë, Mohammed al-Bashir, u bën thirrje refugjatëve sirianë në mbarë botën që të kthehen në atdheun e tyre, pas rënies së regjimit të Bashar al-Asad.
“Apeli im u drejtohet të gjithë sirianëve jashtë vendit: Siria është tani një vend i lirë që ka rifituar krenarinë dhe dinjitetin e saj. Kthehuni!” tha al-Bashir.
”Pas përfundimit të sundimit të familjes al-Assad, tani është e nevojshme të rivendoset siguria dhe stabiliteti në të gjitha qytetet siriane në mënyrë që njerëzit të mund t’i kthehen jetës normale”, tha al-Bashir.