Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit promovoi monografinë “Jeta me laps”, kushtuar gazetarit nga Kosova, Nehat Islami. Monografia ka për autor Xheladin Rexhepin.
Në takimin e zhvilluar me këtë rast, Aleksandër Çipa vlerësoi figurën e Nehat Islamit si gazetarin e parë të luftës nga hapësira mbarëshqiptare. Islami u kujtua për kontributin në vite si gazetar në Lindjen e Mesme, veçanërisht në kohën e Intifadës.
Çipa i dedikoi fjalë edhe vlerës së librit të Xheladin Rexhepit, të ndërtuar si intervistë me personazhin, duke spikatur kontaktet me figura historike shqiptare, kontributet e tyre.
Të pranishmit shprehën keqardhjen për mosnjohjen e gazetarit Islami, vlerave të tij, që në libër vijnë edhe përmes disa shkrimeve të vjetra të tij. Rrëfimet të ndërthurura me bashkëbisedimin e gazetarëve janë pritur shumë mirë në Kosovë, ndaj botuesja Zyrafete Shala tha se, shpreson që e njëjta gjë të ndodhë edhe në Shqipëri.
Autori kujtoi punën e Islamit për evidentimin e punës në Lindjen e Mesme të figurave si Vaso Pasha, Filip Shiroka, shkrimtarëve Mahfuz dhe Pervert e Eftimiu.
Gazetari, i pranishëm në aktivitet falënderoi të pranishmit, për nderin që iu bë me librin dhe këtë eveniment.
Nehat Islami është i vetmi gazetar shqiptar që ka raportuar prej katër vitesh nga Bejruti. Është i vetmi gazetar shqiptar që ka intervistuar udhëheqësin palestinez Jaser Arafat, poetin e madh Zhak Prever, shkrimtarin kroat Mirosllav Kërllezha, mbretin e Jordanisë Hussein, por edhe humanisten Nënë Tereza e shkrimtarin Ismail Kadare.
Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…
Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…
Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi ,…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…
Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…
Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…
This website uses cookies.