Nej alias ”cunami” i ri francez

WhatsApp Image 2023 10 04 at 10.04.43

WhatsApp Image 2023 10 04 at 10.04.43

Hitet e saj shkarkohen me miliona, por emri ndoshta nuk do të thotë asgjë për publikun e gjerë.

Nej, vetëm tre shkronja, por një ”cunami muzikor” i vendosur të shkëlqejë, pas një udhëtimi kundër të gjitha gjasave.

Për të folur për këtë artiste, fillimisht duhet të shohim shifrat.

Të paktën 3,3 milionë dëgjues mujor në platformën Spotify (një nga artistet më të dëgjuara frëngjishtfolëse pas Aya Nakamura dhe Angèle) dhe afro dy milionë abonentë në TikTok.

Më shumë akoma.

100 milionë është numri i shkarkimeve të këngës së saj “Paro” (92 milionë shikime në YouTube), e cila i ka kaluar kufijtë deri në atë pikë sa është bërë një nga këngët më të dëgjuara në 2022.

“Nuk e kuptoj. Më duket kaq e pabesueshme”, thotë e reja tridhjetëvjeçare, opusi i dytë i së cilës “ATHENA” del të premten.

Nej?

”Ajo është një artiste e pavarur që e ka zhvilluar veten në internet, larg medias tradicionale”, shpjegon Narjes Bahhar, menaxhere editoriale.

– Tinguj vallëzimi –

”Padyshim që ka media që ma kanë mbyllur derën”, thekson këngëtarja e pyetur për mungesën e saj në media pavarësisht shitjeve rekord.

“Të tjerët nuk më njohin ende. Në çdo rast, unë nuk ia mbyll derën askujt dhe i vë gjërat në perspektivë”, shton ajo.

E lindur në Tuluzë në një mjedis modest, Najoua Laamri, emri i saj i vërtetë, zhvilloi shumë herët një pasion për muzikën. Ajo u zbulua nga një fqinj.

Pasuan disa vite përpjekjesh për të depërtuar.

Fillimisht u bë e njohur në rrjetet sociale, ku ajo publikoi kopertina të shumta.

Në vitin 2019 u publikua ”Enchantée”, albumi i saj i parë që e vendosi atë në peizazhin muzikor.

Muzika e saj?

Tinguj kërcimi në tekste të thjeshta, por efektive, të mbushura me melankoli.

Si “Why not” (shtatë milionë shikime në YouTube) ose “Ma colombe” (14 milionë shikime në YouTube).

Për Narjes Bahhar, Nej është “mbi të gjitha një artist pop me Rnb dhe tinguj orientalë”.

Tekstet e saj janë konsensuale, sa për të kënaqur edhe prindërit e audiencës së saj, të përbërë kryesisht nga vajza të reja.

– “Më e qetë” –

Në vitin 2022, ajo mbushi sallën e madhe pariziane të ”Olimpias” për dy ditë me radhë.

Biletat u shitën brenda 24 orëve.

“Ishte një rrugë shumë e gjatë e bërë nga vendosmëria dhe këmbëngulja. Duhet të besoje sepse asgjë nuk ishte e arritshme,” rrëfen ajo.

“Më është dashur të luftoj për të fituar këtë vend. Kam fituar disa beteja… Kam humbur të tjera dhe tani jam e qetë”, shton Nej.

Opusi i saj i ri përshkohet nga të gjitha këto pyetje.

”Me ATHENA-n ajo synon të zërë vendin që duhet të ketë. Domethënë një nga artistet që shet më shumë”, thotë Narjes Bahhar.

“Atje, ndihem sikur po arrij një moment historik. Më shqetëson sepse ekspozimi në media, suksesi, nuk është domosdoshmërisht i lehtë për t’u menaxhuar”, përfundon Nej, cunami i ri i këngës frnceze.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.