Nejmar kundër medieve ndërkombëtare

nejmar

nejmar

Katër ndeshje dhe vetëm një fitore. Nejmar dhe Al Hilal ende nuk shkëlqejnë. Braziliani po lodhet për të lënë shenjën e tij në aventurën e re në Arabinë Saudite. Transferimi i tij është arritja e një kontrate dyvjeçare, një marrëveshje shumë e pasur që në fakt është e lidhur me një nyje shumë të rëndësishme, që O’Nei të mund të sjellë trofetë në shtëpinë e Al Hilal. Asnjë sukses, asnjë gol për të jashtëzakonshmin ish-futbollistin e Paris Sen Zhermen dhe të Barcelonës.

Tani Nejmar ka përfunduar në mesin e polemikave që tregojnë se raportet e tij me trajneri Horge Jezus janë shumë të rënda. Trajneri portugez dhe talenti brazilian nuk takohen me njëri-tjetrin e nuk shkojnë mirë, sikurse tregojnë në shumicë mediet ndërkombëtare. Dhe më tej akoma, disa kanë lëshuar një akuzë që Nejmar është duke bërë gjithçka për të shkarkuar trajnerin Jezus, që në fakt është “misioni” i tij arab.

E në të tilla kushte Nejmar ka ndjerë nevojë për të shuar polemikat me një mesazh të publikuar në Instagram: “Gënjeshtra. Do të duhet të gjithë të mos u besojnë këtyre gjërave, këtyre faqeve, që kanë miliona mbështetës: ju nuk mund të vazhdoni duke publikuar lajme false. Në respekt të kësaj bote, ju kërkoj të heshtni. Më duket e gjitha mungesë respekti nga ana juaj”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.