Nejmar, përjashtohet fundi i karrierës

nejmar

nejmar

Janë orë të vështira këto të ditëve të fundit për Nejmar, që ka pësuar një nga dëmtimet më të rënda të karrierës së tij. Bëhet fjalë për këputjen e ligamentit të përparmë të kryqëzuar dhe të meniskut dëmtim të cilin e ka pësuar të mërkurën në ndeshjen e Brazilit ndaj Uruguajit. Parashikimet kanë qenë ndër më të këqiat me Nejmar që nuk do të kthehet në fushën e lojës shumë shpejt. Flitet për muaj, një vit, apo dhe deri në përfundimin e karrierës së brazilianit. Por fjalët e fundit të dëgjuara janë hedhur poshtë, kjo referuar dhe deklaratës së doktor Çezar Kuesada, anëtar i Ripolit dhe Prado Medikal Grup, e cila është një qendër mjekësore e shkëlqyer e Federatës Botërore të Futbollit.

Për doktor Kuesadën përjashtohet mundësia e një fundi të karrierës së brazilianit, ndërsa rriten shpresat për ta parë përsëri në fushën e lojës yllin e Seleçaos. Sipas mjekut të specializuar dhe një prej më të mirëve në botë, Nejmar, që është 31 vjeç, ka ende të gjithë kohën në dispozicion për t’u rikuperuar dhe për t’u rikthyer si një kampion i madh.

“Ai ka ende shumë të ardhme përpara. Sot rikuperimi nga dëmtimi i ligamentit të kryqëzuar të përparmë është i standardizuar mirë dhe nëse kohët janë të gjata, rreth tetë muaj, atëherë rikthimi i tij në fushë është krejtësisht i mundur në kushte të shkëlqyera. Për mendimin tim ai do të kthehet”, ka përfunduar Kuesada.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.