Nëna e Aleksei Navalnit i kërkon Putinit që t’i japë trupin e djalit
Nëna e Aleksei Navalnit (Alexei Navalny), kritikut të Putinit që vdiq në një burg rus, i ka bërë thirrje presidentit, Vladimir Putin që ti japë trupin e djalit.
Në një video të filmuar jashtë burgut ku ai vdiq të premten, ajo tha se pas 5 ditësh që përpiqet të shohë trupin e djalit, por ende nuk e dinte se ku ishte.
Edhe gruaja e Navalnit, Julia u kërkoi autoriteteve të mos i ndalonin të dashurve të tij që t’i thonë lamtumirë. Familjes i është thënë se trupi i tij nuk do të jepet për dy javë. Nëna e Navalnit u informua se po mbahej për “analizë kimike”, tha një përfaqësues i Navalnit.
Nuk ka asnjë konfirmim për vendndodhjen e trupit nga autoritetet ruse, ndërsa përpjekjet për gjetjen e trupit të tij janë bllokuar vazhdimisht.
Yulia Navalnaya ka pretenduar se trupi i burrit të saj po mbahej derisa gjurmët e helmimit nga agjenti nervor Novichok të zhdukej. Navalny i mbijetoi një përpjekjeje për ta vrarë duke e helmuar në vitin 2020.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i quajti akuzat “të pabaza dhe vulgare”.
Nëna e Navalny-t i bëri një thirrje të drejtpërdrejtë Presidentit Putin jashtë kolonisë penale siberiane të njohur si ‘Ujku Polar’, ku u njoftua vdekja e tij më 16 shkurt.
“Kam pesë ditë që nuk mund ta shoh, po refuzojnë të ma japin trupin e tij dhe as që thonë se ku është”, tha ajo.
“Po ju pyes, Vladimir Putin – gjithçka varet vetëm nga ju. Më lejoni të shoh më në fund djalin tim. Unë kërkoj që trupi i Alexeit të lirohet menjëherë në mënyrë që t’i bëj një varrim i denjë.”
Fjalët e saj u bënë jehonë në një postim të formuluar në X (i njohur më parë si Tëitter) nga nusja e saj.
“Nuk mund të më interesonte më pak se si sekretari i shtypit i vrasësit komenton fjalët e mia,” tha ajo, duke iu referuar zotit Peskov. Ajo ka akuzuar drejtpërdrejt Putinin për vrasjen e burrit të saj.
“Kthejeni trupin e Alekseit dhe lëreni të varroset me dinjitet, mos i pengoni njerëzit t’i thonë lamtumirë”, tha ajo.
Vërejtjet e saj pasojnë fjalimet në Bashkimin Evropian dhe Konferencën e Sigurisë së Mynihut, dhe një video emocionale të publikuar të hënën, ku ajo u zotua të vazhdojë punën e burrit të saj për të luftuar për një “Rusi të lirë”.
Ajo gjithashtu u tha udhëheqësve të BE-së të hënën që të mos i njohin zgjedhjet presidenciale të Rusisë më 16 mars dhe të ndjekin anëtarët e rrethit të ngushtë të Putinit, të cilët ende po përpiqeshin t’i shmangnin sanksionet. BBC