Categories: BotaLajme

Nëna e Aleksei Navalnit i kërkon Putinit që t’i japë trupin e djalit

Nëna e Aleksei Navalnit (Alexei Navalny), kritikut të Putinit që vdiq në një burg rus, i ka bërë thirrje presidentit, Vladimir Putin që ti japë trupin e djalit.

Në një video të filmuar jashtë burgut ku ai vdiq të premten, ajo tha se pas 5 ditësh që përpiqet të shohë trupin e djalit, por ende nuk e dinte se ku ishte.

Edhe gruaja e Navalnit, Julia u kërkoi autoriteteve të mos i ndalonin të dashurve të tij që t’i thonë lamtumirë. Familjes i është thënë se trupi i tij nuk do të jepet për dy javë. Nëna e Navalnit u informua se po mbahej për “analizë kimike”, tha një përfaqësues i Navalnit.

Nuk ka asnjë konfirmim për vendndodhjen e trupit nga autoritetet ruse, ndërsa përpjekjet për gjetjen e trupit të tij janë bllokuar vazhdimisht.

Yulia Navalnaya ka pretenduar se trupi i burrit të saj po mbahej derisa gjurmët e helmimit nga agjenti nervor Novichok të zhdukej. Navalny i mbijetoi një përpjekjeje për ta vrarë duke e helmuar në vitin 2020.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i quajti akuzat “të pabaza dhe vulgare”.

Nëna e Navalny-t i bëri një thirrje të drejtpërdrejtë Presidentit Putin jashtë kolonisë penale siberiane të njohur si ‘Ujku Polar’, ku u njoftua vdekja e tij më 16 shkurt.

“Kam pesë ditë që nuk mund ta shoh, po refuzojnë të ma japin trupin e tij dhe as që thonë se ku është”, tha ajo.

“Po ju pyes, Vladimir Putin – gjithçka varet vetëm nga ju. Më lejoni të shoh më në fund djalin tim. Unë kërkoj që trupi i Alexeit të lirohet menjëherë në mënyrë që t’i bëj një varrim i denjë.”

Fjalët e saj u bënë jehonë në një postim të formuluar në X (i njohur më parë si Tëitter) nga nusja e saj.

“Nuk mund të më interesonte më pak se si sekretari i shtypit i vrasësit komenton fjalët e mia,” tha ajo, duke iu referuar zotit Peskov. Ajo ka akuzuar drejtpërdrejt Putinin për vrasjen e burrit të saj.

“Kthejeni trupin e Alekseit dhe lëreni të varroset me dinjitet, mos i pengoni njerëzit t’i thonë lamtumirë”, tha ajo.

Vërejtjet e saj pasojnë fjalimet në Bashkimin Evropian dhe Konferencën e Sigurisë së Mynihut, dhe një video emocionale të publikuar të hënën, ku ajo u zotua të vazhdojë punën e burrit të saj për të luftuar për një “Rusi të lirë”.

Ajo gjithashtu u tha udhëheqësve të BE-së të hënën që të mos i njohin zgjedhjet presidenciale të Rusisë më 16 mars dhe të ndjekin anëtarët e rrethit të ngushtë të Putinit, të cilët ende po përpiqeshin t’i shmangnin sanksionet. BBC

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti për ditën e sotme me kthjellime dhe rritje temperaturash

Për ditën e sotme (27 janar) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte…

6 hours ago

Egnatia në vend të parë, Tirana, Skënderbeu e Laçi gjejnë fitoren

Kampionati “Abissnet Superiore” uli siparin e javës së 22-të me dy ndeshjet e fundit; AF…

6 hours ago

Egnatia mposht Vllazninë në Shkodër dhe ngjitet e vetme në krye të renditjes

Një ndeshje shumë e bukur është zhvilluar në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Egnatias, por…

6 hours ago

Milani përmbys Parmën në kohën shtesë, Conceiçao “kriset” me dyshen Leao- Theo

Ndeshje e çmendur në “San Siro”. Milani përmbys Parmën, duke fituar 3-2 sfidën e vlefshme…

22 hours ago

Siguria ushqimore- Shqipëria përafron legjislacionin me BE, 3 ligje presin miratimin

Siguria ushqimore është një nga elementet e rëndësishme që duhet të përmbushë Shqipëria gjatë rrugëtimit…

22 hours ago

Testimi “Pisa 2025” – Kadija: Janë trajnuar 80 mësues, do marrin pjesë 3 gjimnaze

Zyra  Vendore Arsimore Shkodër ka gati mësuesit dhe shkollat që do të bëhen pjese e…

23 hours ago

This website uses cookies.