Nëna shqiptare me 4 fëmijët e saj evakuohen nga Gaza, Hasani: Do i kthejmë në Shqipëri

caaaa03ca8874ad29918616e190937aa

caaaa03ca8874ad29918616e190937aa

Pesë shqiptarët e parë, nëna me 4 fëmijët e saj janë evakuar nga Gaza për t’i shpëtuar luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, i cili shkruan se gjithashtu se 5 shqiptarët ndodhen aktualisht në Egjip dhe po kryhen procedurat që kthimin e tyre në Shqipëri.

Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës.

Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri”, shkruan Hasani në rrjetin social ‘X’.

Hasani ka shprehur mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit “për bashkëpunimin, për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në Izrael dhe Egjipt për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks

Ndërsa shton se po punohet me “autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Gaza”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.