Categories: AktualitetLajme

Nëna shqiptare me 4 fëmijët e saj evakuohen nga Gaza, Hasani: Do i kthejmë në Shqipëri

Pesë shqiptarët e parë, nëna me 4 fëmijët e saj janë evakuar nga Gaza për t’i shpëtuar luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, i cili shkruan se gjithashtu se 5 shqiptarët ndodhen aktualisht në Egjip dhe po kryhen procedurat që kthimin e tyre në Shqipëri.

Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës.

Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri”, shkruan Hasani në rrjetin social ‘X’.

Hasani ka shprehur mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit “për bashkëpunimin, për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në Izrael dhe Egjipt për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks

Ndërsa shton se po punohet me “autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Gaza”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gjithë territori me mot të vranët e me shi, reshje bore në relievet e larta

Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i vranët…

2 hours ago

Çfarë ka ndryshuar me emigracionin nën Trump dhe çfarë po luhet ende?

Gjatë javës së tij të parë në detyrë, Presidenti Donald Trump nënshkroi 10 urdhra ekzekutivë…

2 hours ago

Shkodër/ Brenda 12 orëve, 3 persona humbin jetën si pasojë e aksidenteve rrugore

Brenda 12 orëve 3 qytetarë kanë humbur jetën në Shkodër, si pasojë e aksidenteve rrugore.…

2 hours ago

Sqarim mbi procedurat e ndjekura nga Këshilli Drejtues për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH

Nisur nga interesi publik dhe nevoja për transparencë mbi procesin e zgjedhjes së Drejtorit të…

2 hours ago

Euro League në RTSH/ Zyrtare, “Final Four” do të zhvillohet në Abu Dabi

Me qëllim për të rritur sa më shumë të ardhurat e një lige emergjente siç…

16 hours ago

Infrastruktura në qytet – Banorët e lagjes “Zooteknikë” kërkojnë rikonstruksionin e rrugës

Janë jo larg qendrës së qytetit dhe vuajnë prej vitesh për mungesën e investimeve. Në…

16 hours ago

This website uses cookies.