Nëna u vetëmbyt me 3 fëmijë në lumë, Balla: Dyshime të forta se 31-vjeçari shtyu gruan e tij drejt aktit tragjik

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se Policia ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë 39-vjeçaren të vetëmbytet së bashku me 3 fëmijët e saj.

Njësia e specializuar e RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë Publike, njësi të Policisë së Malit të Zi dhe peshkatarët e zonës janë duke vijuar kërkimin e përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Buna, ku dyshohet të jetë vetëmbytur një nënë dhe fëmijët e saj.

Siç kemi bërë edhe dje me dije. Policia e Shtetit ka ndaluar bashkëshortin dhe ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik”, u shpreh Balla për mediat.

Ai ka përsëritur apelin ndaj grave dhe vajzave që të denoncojnë çfarëdolloj dhune në familje.

Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune. Dhuna shpesh manifestohet në shtëpi, mbrapa dyerve të mbyllura, por kjo është një temë që duhet bërë publike.

Dhuna ndaj grave nuk është një çështje private. Ajo na intereson të gjithëve. Dhe ne, e gjithë shoqëria, duhet t’i nxisim viktimat e dhunës ta denoncojnë.

Nuk mund të ketë #AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!”, ka theksuar më tej Balla.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.