Nënë Tereza dhe Shkodra. Për shtëpinë ku jetoi familja Bojaxhi, kujdeset pronari i banesës, Tonin Prela

Në Shkodër, shtëpia ku jetoi familja e humanistes është vendosur si një monument për ta nderuar atë dhe për ruajtur në kujtesën e misionit të saj bamirës. Në këtë shtëpi gjenden objekte dhe materiale që dëshmojnë jetën dhe veprimtarinë e saj, humanitare, duke përfshirë edhe përshkrime të misioneve të saj në vendet ku ajo shërbeu.
Në nderim të humanistes, në bustin e Nënë Terezës në qendër të Shkodrës me rastin e shënjtërimit qytetarë vendosën qirinj dhe buqeta me lule. Gjurmët e Shenjtores Nënë Tereza në Shkodrën janë të forta.
Përveç shtëpisë, ku jetoi familja e saj, e paharruar mbetet prania e Nënë Terezës në katedralen e Shkodrës gjatë vizitës së Papa Gjon Palit të Dytë në vitin 1993, por edhe kontributi i motrave të Nënë Terezës në Shkodër e rrethina për njerëzit në nevojë.
