Nënkalimi i Ishull-Lezhë i “mbuluar” nga uji/Kalimi sfidë për drejtuesit e mjeteve, problematika prezente prej 10 vitesh
Shumë makina janë të dëmtuara pasi janë bllokuar në ujë, ndërsa dhe drejtuesit dhe pasagjerët shpesh herë kanë rrezikuar jetën.Kalimi në nënkalimin e Ishull-Lezhës është kthyer në sfidë për automjetet, pasi pjesën më të madhe të kohës është i mbuluar nga uji, niveli i të cilit arrin deri në 50 cm.Kjo problematikë në këtë vend me gjatësi prej 100 metrash vijon prej më shumë se 1 degade dhe pavarësisht këtij shqetësimi të vazhdueshëm asnjë masë nuk është marrë.Banorë të zonës dhe drejtues mjetesh kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi ose rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugës paralele me nënkalimin.E kontaktuar për këtë çështje Bashkia Lezhë bën me dije se ky segment është në varësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe në këto kushte duhet që ky institucion ti japë zgjidhje kësaj problematike.