Categories: LajmePolitikë

Nënkryetari i Kuvendit, Gjekmarkaj: Parlamenti, një repart gardist. Nikolla t’i japë zë opozitës

Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe që mazhoranca dhe opozita të arrijnë një dialog konstruktiv midis tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shkruan se opozita kërkon të drejtat e saj që ia garanton edhe Kushtetuta. Sipas tij, është e papranueshme që salla e Kuvendit ku duhet të ushtrohet dialogu shndërrohet në një repart gardist.

Një parlament që nuk respekton të drejtat e opozitës, humb funksionimim normal të tij, duke mohuar ushtrimin e përgjegjësisë për mbikëqyrjen demokratike të qeverisë.

Është e papranueshme për një vend demokratik që dialogu konstruktiv mes palëve të zëvendësohet me shndërrimin e sallës së parlamentit në repart gardist, për të shuar me forca sigurie zërin e opozitës për të drejtat e saj”, shkruan Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj i ka bërë thirrje kryeparlamentares së Kuvendit Lindita Nikolla që t’i krijojë mundësinë opozitës për të ushtruar të drejtat e saj kushtetuese, sicc janë edhe ngritja e komisioneve hetimore parlamentare.

Me besimin e plotë se funksionimi normal i Parlamentit kërkon mbi të gjitha respektimin e opozitës, i bëj thirrje Kryetares së Kuvendit dhe mazhorancës të reflektojnë dhe ti krijojnë opozitës mundësinë për të ushtruar e qetë të drejtat e saj kushtetuese në mbrojtje të interesit të qytetarëve. Ngritja e Komisioneve Hetimore dhe heqja dorë nga emërimi i opozitës, janë parakushte për një Shqipëri të denjë për të qenë anëtare e NATO-s dhe vend kandidat në BE”, shkruan më tej nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

4 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

4 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

5 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

5 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

7 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

7 hours ago

This website uses cookies.