Nënshkodra në stinën e reshjeve/Rreziku i përmbytjeve nga dëmtimi i argjinaturave problem
Kjo pikë është më e rëndësishmja në zonën e Nëshkodrës për të parandaluar rrezikun e përmbytjeve, pasi këtu përqëndrohet përplasja e parë dhe më e rënda e ujërave të Bunës me brigjet e Dajçit.Por siç shihet nga pamjet tashmë ky investim duket se ka shkuar dëm. Prishja e argjinaturës mund të ketë ardhur si rezultat i cilësisë së punimit dhe faktorëve natyror.Uji ka depërtuar mbi të. Banorët e njësisë Administrative Dajç thonë se duhet ndërhyrë gjatë verës, pasi mbushja me gurë në këtë përiudhë është e padobishme sepse këtë të premte ka një shtim të prurjeve në Lumin Drin. Diga e Darragjatit është 150 metër e gjatë, përshkon mes për mes fshatin me qëllim mbrojtjen e tokave dhe banesave duke ndryshuar rrjedhën e lumit dhe prurjet e tepërta të tij. Njësia administrative Dajç është një ndër njësitë më të prekura të përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës frikë e cila banorët i shoqëron edhe përgjatë këtij dimri!