Nënshkruhet marrëveshja e huas me BERZH për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit
Shqipëria dhe BERZH kanë nënshkruar marrëveshjen e huas për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka qenë në Londër në Samitin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor, ku dhe ka nënshkruar marrëveshjen e huasë me Presidenten e BERZH, Odile Renaud-Basso.
Balluku e ka cilësuar këtë projekt të rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin, “i cili do të rrisë komunikimin mes vendeve, duke nxitur e lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.”
Linja Vorë-Hani i Hotit ka një gjatësi 120 kilometra dhe pjesa më e madhe do të përfshijë rehabilitimin e linjës ekzistuese, ku hekurudha Vorë-Hani Hotit kalon në shtatë bashki atë të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut.
Projekti është pjesë e zgjatimit të Rrjetit Kryesor të Transportit Trans-Europian TEN-T në Ballkanin Perëndimor, i cili do të lidhë Shqipërinë me rrjetet hekurudhore rajonale dhe europiane përmes Korridorit X pan-Europian.