Nënshkruhet marrëveshja- Ekipe të përbashkëta hetimore mes SPAK-ut dhe PSK-së

marrëveshja

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë dhe Prokuroria Speciale e Kosovës kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore.

Kryeprokurori i PSK-së, Blerim Isufaj ka pritur delegacionin e kryesuar nga Altin Dumani.

“Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje në mes të dy krerëve të institucioneve të ndjekjes parashikon bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të veprimeve të të dyja prokurorive në fusha të rëndësishme të luftës kundër krimit që prekin interesat ekonomike, financiare dhe shoqërore të të dyjave vendeve”, thuhet në komunikatën e ZKPSH-së.

Gjatë këtij takimi dy drejtuesit e strukturës hetimore kanë diskutuar për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimit dhe efikasitetit në luftën kundër krimit dhe forcimin e sundimit të ligjit në të dyja shtetet.

Kryeprokurori Isufaj dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Dumani e kanë konsideruar nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje si mjaft të rëndësishme, duke theksuar se ky është një hap drejt përmirësimit të sigurisë dhe sundimit të ligjit në dy shtetet përkatëse, si dhe drejt ndërtimit të një partneriteti të fortë në mes të dy institucioneve të drejtësisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.