Nënshkruhet marrëveshja, linjë kabllore nënujore mes Shqipërisë dhe Egjiptit për komunikimin e të dhënave

Shqipëria dhe Egjipti do të kenë një linjë kabllore nënujore duke u bërë pjesë e një rrjeti global të komunikimit të të dhënave si dhe të rrisë konkurrencën në tregjet ndërkombëtare.
Marrëveshja u nënshkrua më herët mes kompanisë 4iG dhe Telecom Egypt dhe sot (5 shkurt) u firmos edhe marrëveshja e mirëkuptimit mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë 4iG për ndërtimin e linjës kabllore nënujore.
Kjo marrëveshje do ta pozicionojë Shqipërinë si një pikë të re hyrjeje në Evropë. Për Shqipërinë, sistemi i kabujve nënujore do të ofrojë rrugën më të shkurtër për në Frankfurt, si dhe destinacione të tjera të rëndësishme të trafikut ndërkombëtar në Evropën Lindore e Qendrore dhe Ballkanit, si Sofja, Vjena dhe Budapesti.