Categories: AktualitetLajme

Nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe BE për aktivitetet operacionale të FRONTEX

Është nënshkruar sot (15 shtator) marrëveshja mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për aktivitetet operacionale të FRONTEX në vendin tonë.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla e konsideroi këtë momenti si dëshmi e vullnetit të padiskutueshëm për të kontribuar në sigurinë e përbashkët të hapësirës së zgjeruar evropiane.

Balla deklaroi se për Shqipërinë, fokus është anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian. “Ambicia jonë nuk është të jemi thjesht përfitues nga mekanizmat komunitarë për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së, por të marrim rolin e një vendi kontribuues për sigurinë në rajon e më gjerë Me nivelin e bashkëpunimit të arritur me FRONTEX dhe EUROPOL, Policia e Shtetit ka arritur vërtet të dëshmojë se mund të mbajë barrën e një përgjegjësie të lartë, të denjë për një vend kandidat për në familjen e madhe evropiane. Po ashtu jemi të sigurt se përmes kësaj marrëveshjeje, do të zhvillojmë cilësisht më tej kapacitetet e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit ndërkufitar, por mbi të gjitha, do të rrisim nivelin e besimit reciprok mes Policisë Shqiptare dhe strukturave homologe evropiane. Ekspertiza e oficerëve të FRONTEX merr vlerë të shumëfishtë, pasi ata posedojnë njëherësh përvojën dhe mjetet për të kuptuar një dokument të falsifikuar, apo një tentativë për trafik njerëzor. Marrëveshja e sotme e përmirësuar me FRONTEX hedh bazat e një bashkëpunimi edhe më cilësor edhe më të plotë me strukturat policore dhe në besojmë se përmes këtij operacioni të përbashkët, do të mund të adresojmë shumë herë më mirë çështjet e migracionit të parregullt drejt Shqipërisë”, u shpreh Balla.

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe FRONTEX u firmos nga Ministri Balla, Johannes Luchner Zv.drejtor i Përgjithshëm për Çështjet e Brendshme në Komisionin Europian dhe Álvaro Renedo Zalba, Ambasador i Spanjës në Tiranë, vendi i të cilit mban Presidencën e Këshillit të BE.

Ambasadori spanjoll në fjalën e tij u shpreh se kjo marrëveshje do të ndihmojë në fuqizimin e bashkëpunimit me të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili është një prioritet për BE-në dhe në veçanti, sipas tij për Presidencën spanjolle të BE-së.

Kufij të përbashkët nënkuptojnë edhe përgjegjësi të përbashkëta. Kjo është filozofi thelbësore e integrimit në BE. Në të njëjtën kohë, kufijtë e përbashkët dhe përgjegjësitë e përbashkëta, ofrojnë gjithashtu mundësi të gjera për ndërveprim konstruktiv, e nëse ne kemi një qasje koordinuese dhe bashkëpunuese, dhe ndajmë praktikat më të mira, mësojmë prej njëri-tjetrit. Një mjet veçanërisht i fuqishëm në menaxhimin e kufirit konsiston në përpjekjet e përbashkëta dhe të harmonizuara prej të gjithë aktorëve, BE, agjencitë e saj, vendet anëtare, por gjithashtu edhe partnerët e saj të privilegjuar, të tillë si Shqipëria, një vend kandidat që në qershor 2014, procesi i integrimit të së cilës ka një natyrë strategjike, jo vetëm për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, por edhe për Europën si një e tërë”, tha ai.

Ndërsa zv.drejtori i DG Home u shpreh se operacionet e përbashkëta që vijojnë në Shqipëri që prej 2019 kanë sjellë rezultate vërtet shumë pozitive, sa i përket uljes së migracionit të parregullt e krimit ndërkufitar. Zyrtari i lartë i Komisionit Europian deklaroi se nënshkrimi i marrëveshje është një dëshmi tjetër e fortë e përafrimit gjithnjë e më afër të Shqipërisë me BE-në.

Migracioni është vërtetë një sfidë, por një sfidë ama, e cila trajtohet në mënyrën më të mundshme duke bashkëpunuar, duke punuar së bashku, duke vënë në zbatim një model të duhur të menaxhimit të kufirit, i cili bazohet tek siguria, tek dinjiteti, tek fakti që ne të gjithë duhet të përpiqemi, që të japim mbrojtjen e duhur atyre që e meritojnë dhe që kanë nevojë për të”, tha  Luchner.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

2 days ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

2 days ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

2 days ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

2 days ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

2 days ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

2 days ago

This website uses cookies.