Nënshkruhet marrëveshja për krijimin e sistemit të pagesave të shpejta në Ballkanin Perëndimor

pagesave të shpejta në Ballkanin Perëndimor

Sot (10 janar), në ambientet e “Pallatit Koch” në Bankën e Italisë, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit për nisjen e projektit të krijimit të sistemit të pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ceremonia u ndoq nga Guvernatori i Bankës së Italisë, Fabio Panetta, Zëvendësguvernatorja, Chiara Scotti, si dhe Guvernatorët dhe Zëvendësguvernatorët e bankave qendrore të Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Marrëveshja parashikon që Banka e Italisë të ofrojë një sistem pagesash të shpejta të bazuar në shërbimin TIPS, platformën evropiane për shlyerjen e pagesave në kohë reale, e zhvilluar dhe administruar nga Banka e Italisë në emër të Eurosistemit. Iniciativa është miratuar nga Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), ndërsa Maqedonia e Veriut ka të drejtë të bashkohet me projektin në një datë të mëvonshme.

Sistemi i ri do të mundësojë pagesa në të gjitha monedhat e vendeve pjesëmarrëse dhe do të jetë funksional brenda 18 muajve nga nisja e punës, e planifikuar për javët e ardhshme. Platforma do të krijojë gjithashtu një lidhje dypalëshe për shlyerjen e pagesave midis zonës gjeografike ku operon TIPS dhe Ballkanit Perëndimor, duke ofruar një zgjidhje teknologjikisht të avancuar dhe me kosto të ulëta.

Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me sistemin financiar të Bashkimit Evropian, duke mundësuar një infrastrukturë më të avancuar dhe efikase për kryerjen e pagesave ndërkombëtare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.