Nënshkruhet marrëveshja për nivelin kufi të zhurmës në mjedis, Balla: Gjobë kujtdo që nuk zbaton ligjin

7c6d1e6b7d4c49ec847ad626b2c06221

7c6d1e6b7d4c49ec847ad626b2c06221

Nënshkruhet udhëzimi i përbashkët për nivelin kufi të zhurmës për një mjedis të dhënë dhe për fushën e veprimtarive ekonomike-shoqërore.

Marrëveshja është nënshkruar nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

 “Dua të informoj publikun se kemi dakordësuar të tre ministrat për të adresuar një shqetësim mbarëqytetar që lidhet me nivelin e zhurmës në mjediset dhe ambientet e përbashkëta ku jetojnë. Të gjitha këto janë çështje që vit pas viti janë munduar të adresohen nga të gjitha institucionet publike.

Përdorimi pa kriter i lëndëve piroteknike apo fishekzjarrëve mbetet njollë e zezë që kërkon adresim të menjëhershëm. zhurmat në mjedis, përbëjnë cenim të rendit dhe qetësisë publike, përbëjnë shqetësim për qytetarët dhe cenojnë imazhin e turizmit tonë në sytë e vizitorëve të huaj. Kjo marrëveshje është hap i rëndësishëm, përcakton në mënyrë të qartë nivelin kufi për zhurmën. Policia e Shtetit është institucion përgjegjës për marrjen e masave, ruajtjen e qetësisë publike nga çdo lloj veprimtarie publike që emetojnë zhurmë mbi nivelet e lejuara kufi.

Policia e Shtetit do ushtrojë kontrolle për çdo burim të zhurmës dhe do ndëshkohet me gjobë kushdo. Krahas dënimit me gjobë do vendoset dhe mbyllja e përkohshme apo e përhershme veprimtaria ekonomike sipas ligjit. Hedhja e fishekzjarrëve në orët e vona të natës duhet të monitorohet nga Policia”, u shpreh Ministri Balla.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.