Nënshkruhet udhëzimi i përbashkët për nivelin kufi të zhurmës për një mjedis të dhënë dhe për fushën e veprimtarive ekonomike-shoqërore.
Marrëveshja është nënshkruar nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.
“Dua të informoj publikun se kemi dakordësuar të tre ministrat për të adresuar një shqetësim mbarëqytetar që lidhet me nivelin e zhurmës në mjediset dhe ambientet e përbashkëta ku jetojnë. Të gjitha këto janë çështje që vit pas viti janë munduar të adresohen nga të gjitha institucionet publike.
Përdorimi pa kriter i lëndëve piroteknike apo fishekzjarrëve mbetet njollë e zezë që kërkon adresim të menjëhershëm. zhurmat në mjedis, përbëjnë cenim të rendit dhe qetësisë publike, përbëjnë shqetësim për qytetarët dhe cenojnë imazhin e turizmit tonë në sytë e vizitorëve të huaj. Kjo marrëveshje është hap i rëndësishëm, përcakton në mënyrë të qartë nivelin kufi për zhurmën. Policia e Shtetit është institucion përgjegjës për marrjen e masave, ruajtjen e qetësisë publike nga çdo lloj veprimtarie publike që emetojnë zhurmë mbi nivelet e lejuara kufi.
Policia e Shtetit do ushtrojë kontrolle për çdo burim të zhurmës dhe do ndëshkohet me gjobë kushdo. Krahas dënimit me gjobë do vendoset dhe mbyllja e përkohshme apo e përhershme veprimtaria ekonomike sipas ligjit. Hedhja e fishekzjarrëve në orët e vona të natës duhet të monitorohet nga Policia”, u shpreh Ministri Balla.
Si zakonisht, mbrëmja e së mërkurës sjell në ekranin e RTSH Shkodra, emisionin sportiv, Studio…
Në Radio Shkodra do të niste hapat e parë të një rrugëtimi të gjatë në…
Ndërsa në sheshin para bashkisë Shkodër është celebruar Dita e Flamurit me ngritjen simbolike të…
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova dhuroi momente elektrizuese për publikun shkodran…
Çdo shqiptar i ka të shenjta simbolet kombëtare. I tillë është edhe flamuri kuqezi për…
Si çdo vit, në sheshin para bashkisë Shkodër, është zhvilluar ceremonia zyrtare e festimit të…
This website uses cookies.