Categories: AktualitetLajme

Nënshkruhet “Pakti Kombëtar Kundër Dhunës Seksuale ndaj Fëmijëve në Shqipëri”

Është nënshkruar këtë të hënë (20 nëntor) “Pakti Kombëtar Kundër Dhunës Seksuale ndaj Fëmijëve në Shqipëri”.

Pakti u nënshkrua nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, Minstrja e Arsimit dhe Sportit , Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.

Jemi sot këtu, katër ministrat për të bashkuar bashkë me shoqërinë civile angazhimin me qëllim mbrojtjen  dhe rritjen e sigurisë së fëmijëve.

Sikurse jeni në dijeni në fillim  të këtij viti të ri shkollor, kemi shpallur një paketë të re masash e cila përmblidhet në Paketën e Sigurisë në Shkolla për garantimin dhe rritjen e sigurisë në shkolla. Ndihem krenar për çfarë kemi arritur së bashku për rezultatet e kësaj pakete. Por ky është vetëm fillimi i një pune të përditshme”, tha Balla.

Ministri bëri me dije se shihet mundësia për të përfshirë brenda paketës së sigurisë në shkolla, garantimin e internetit të sigurt.

“Mbetet e rëndësishme që të zbulohet dhe të ndalet çdo lloj abuzimi dhe t’i ofrohet ndihmë kujtdo që bie pre e dhunës seksuale. Parandalimi kërkon sensibilizimin e të gjitha palëve të interesuara. Na duhet të fuqizojmë fëmijët mbi përdorimin e sigurt të teknologjive të reja duke përdorur linja telefonike të sigurta.

Po vlerësojmë mundësinë për të përfshirë brenda paketës së sigurisë në shkolla, garantimin e internetit të sigurt”, tha ministri.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 day ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 day ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 day ago

This website uses cookies.