Nëntori nis me Festivalin Letrar/ Ekskluzive për RTSH Shkodra, Ledia Dushi “rrëfen” projektet e reja në Bibliotekë
Tetori, i njohur ndryshe si “muaji i librit” ka sjellë në Shkodër organizimin e herë pas hershëm të takimeve promovuese dhe letrare, disa prej të cilave të zhvilluara në Bibliotekën “Marin Barleti”, e cila prej një muaji ka drejtuesen e saj të re.
Në daljen e parë publike, ekskluzive për RTSH Shkodra, Ledia Dushi tregon rreth vizionit të punës së saj në këtë institucion të rëndësishëm për qytetin.Nëntori do të shënojë startin e Festivalit Letrar ndërsa pritet të jetë një muaj i mbushur me aktivitete për Bibliotekën “Marin Barleti”.Biblioteka “Marin Barleti” pret çdo ditë frekuentuesit në ambjentet saja nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 16 me një fond të pasur librash fizikë dhe dixhitalë, e gjitha kjo në funksion të tërheqjes ndaj librit.