Neraldo Ymeri, Kampion Bote WBC Junior

Neraldo Ymeri

Neraldo Ymeri

Nelson Hysa dhe Neraldo Ymeri kanë fituar ndeshjet e tyre për titullin WBC në mbrëmjen e boksit që është zhvilluar të martën pasdite në sallën olimpike “Feti Borova”. Madje Ymeri ka marrë për herë të parë titullin Kampion Bote në versionin WBC Junior, teksa ka fituar ndaj kolumbianit Horge Moja. Një ndeshje e luftuar pas së cilës Ymeri ka fituar dhe ka premtuar se do ta mbrojë titullin përsëri në Angli.

Ndërkohë Hysa ka mundur kolumbian David Kaseres me KO. Gjithçka ka ndodhur në raundin e parë. Një mbrëmje e cila pati dhe fitoret e Arjon Kajoshit, Alban Beqirit, Luis Gjolenës, Ervis Lalës, Amarildo Vrajës dhe Ardit Murjas. Pra boksi profesionist, teksa pati për promotor Noizy-n, ndryshe nga një javë më parë kur ringu u përfshi nga dhuna, këtë herë dha spektakël e shfaqje pozitive për të gjithë publikun shqiptar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.