Lajme

Nesër fillon Fest 63, “të vjetër” e të rinj ndihen njëlloj të emocionuar në skenë

Pak orë na ndajnë nga nisja e ngjarjes më të madhe të muzikës në vend, kur bashkë me festat e fundvitit në këtë funddhjetor vjen edhe një buqetë këngësh për publikun shqiptar.

Një kozmos artistik dhe pikëtakim brezash të një gjenerate që bënë histori, zëra të afirmuar të muzikës shqiptare, krah tyre edhe artistë të rinj premtues në muzikën shqiptare.

Ky edicion i 63-të i Festivalit të Këngës sjell në skenë për herë të parë këngëtarin e njohur të serenatës korçare, Mihallaq Andrean. Ai zbulon arsyen që do ta ngjisë në skenën e Pallatit të Kongreseve.

Ishte kjo këngë që më solli në festival dhe mesazhi që përcjell tek njerëzit. Ishte pak e vështirë pasi janë të gjithë të rinj, por po ndjehem mirë”, shprehet këngëtari.

Rikthehen në të njëjtën skenë edhe grupi “Djemtë e Detit” dhe këngëtarë të tjerë të njohur.

Çdo gjë po shkon shumë mirë, sëbashku me çunat jemi në formë të mirë. Do japim maksimumin, jemi mbledhur posaçërisht për këtë event dhe do japim më të mirën”, shprehen ata.

Këngëtarja Orgesa Zaimi tregon emocionet e saj për pjesëmarrjen në këtë event.

Festivali është një ndër të preferuarit e mi mbase dhe për faktin që unë jam këngëtare e muzikës live dhe e shijoj në maksimum. Emocionet janë shumë të mëdha, momentalisht kam frikë vetëm mos më “ikën zëri”. Kam marrë një kor fëmijës, për ta bërë të veçantë. Është pak e vështirë, por do jetë shumë e bukur dhe një kujtim i bukur për fëmijët që do më shoqërojnë në skenë”, tregon këngëtarja.

Të rinjtë do të ngjiten në skenë për të shijuar magjinë e saj, pse jo edhe me dëshirën për të qenë fitues.

Festivali i 63-të në RTSH nis këtë të enjte nga data 19 deri më 22 dhjetor, mes emocioneve të forta dhe surprizave të shumta gjithashtu.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Trump: Shumë shpejt do të kemi një armëpushim në Ukrainë

Presidenti Donald Trump, duke folur nga Zyra Ovale të premten, 21 mars u shpreh optimist…

9 hours ago

Begaj uron Sulltan Novruzin: Sjelltë begati e mirësi në çdo vatër

Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit, një ditë e…

9 hours ago

Dita e Nevruzit, festa që simbolizon rilindjen

Sot është Dita e Nevruzit, një festë nga më të rëndësishmet për komunitetin bektashi. Ndonëse…

9 hours ago

Horoskopi për ditën e sotme, 22 mars 2025

DashiPikëpamja juaj filozofike do të vihet në qendër të vëmendjes. Shmangni mendimet e tepërta për…

9 hours ago

Parashikimi i motit, e shtunë, 22 mars 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet…

9 hours ago

Rikthehen mbetjet tek “Varrezat e Dëshmorëve”/E moshuara: Janë helmuar disa bagëti, ka mbetje të rrezikshme

Muajt e fundit kanë nisur që të rikthehen serish mbetjet inerte pranë Varrezave të Dëshmorëve…

1 day ago

This website uses cookies.