Nesër hidhet shorti i Superligës së futbollit femra/ Trajneri i komanduar Leka, flet për situatën në skuadër

vllaznia femra
Nesër në mjediset e Federatës Shqiptare të futbollit hidhet shorti për kampionatin e Superligës së futbollit të femrave, sezoni 2023-2024. Në pritje të verdiktit të kalendarit për sezonin e ri, Vllaznia vijon përgatitjet në fushën e stadiumit “Reshit Rusi”. Pas largimit të trajnerit të mëparshëm, Haris Lika, Vllazninë e femrave po e drejton trajneri i komanduar, Nikolin Leka, i cili mban edhe detyrën e drejtorit teknik të kuqebluve.Duke folur për shortin, trajneri i komanduar Leka, thotë se nuk ka ndonjë preferencë, por deklaron se objektivi i Vllaznisë është vetëm titulli kampion.Përpara fillimit të ndeshjeve të kampionatit të ri, do të ketë edhe një grumbullim nga kombëtarja kuqezi e femrave, ku në listën e trajnerit Armir Grima, pjesa më e madhe e futbollistëve janë të Vllaznisë.