Categories: LajmeSportFutboll

Nesër ndeshja me Kroacinë, kuqezinjtë nisen drejt Hamburgut

Kombëtarja shqiptare do të përballet nesër me Kroacinë, në një duel historik. Të dy ekipet, të fundit në grupin B të EURO 2024, zbresin në fushë me zero pikë dhe dueli shihet si një përballje ‘jetë a vdekje’ për kalimin në raundin e dytë. Kjo ndeshje do të vulosë fatin e një prej ekipeve për vijimin e rrugëtimit europian.

Ndeshja luhet nesër në orën 15:00 në stadiumin e Hamburgut, ndërsa ekipi është nisur sot drejt këtij qyteti nga kampi i stërvitjes në Dortmund.

Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho mendohet se do të bëjë vetëm një ndryshim në formacion. Risia krahasuar me formacionin e ndeshjes me Italinë, pritet të jetë sulmuesi Arbër Hoxha në vend të Taulant Seferit. Ndërkohë, pjesa tjetër pritet të jetë e njëjtë, në portë Strakosha, në mbrojtje Hysaj në të djathtë, si dhe Gjimshiti e Ajeti në qendër.

Në krahun e majtë Mitaj, ndërsa në mesfushë, Asllani, Ramadani dhe Bajrami. Në sulm Hoxha do të vendoset në të majtë, ndërsa në të djathtë Asani dhe në majë Broja. Asani deri më tani ishte në pikëpyetje për shkak të një lëndimi muskulor, por dje ai është stërvitur me grupin. Një kontraktim të lehtë pati edhe Mitaj, i cili dje u stërvit me këmbën e fashuar. Por gjithsesi, për formacionin përfundimtar do të shihet gjendja e futbollistëve deri pak orë para ndeshjes.

Me nje kapacitet prej 57 mijë vendesh  stadiumi “Volksparkstadion” në Hamburg,  pritet sërish si në ndeshjen me Italinë  të dominohet nga  tifozët shqiptarë. Ndersa Gjykimi i ndeshjes do të jetë në dorën e një arbitri francez, François Letexier.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

11 minutes ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

13 minutes ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

14 minutes ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

12 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

12 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

12 hours ago

This website uses cookies.