Nesër ndryshon ora, prej mëngjesit të së dielës akrepat shkojnë 60 minuta para
Dimri mbaroi dhe shenja e parë këtë fund marsi është ndërrimi sezonal i orës. Pak pasi fleta në kalendar të shënojë 31 mars, akrepat e orës shkojnë nga 2 e mëngjesit në 3 e mëngjesit, duke shënuar kështu orën verore që ndryshe konsiderohet edhe si mekanizëm për të kursyer energji.
Tanimë dita triumfon mbi natën deri kur ekuinoksi i verës në 21 qershor, të regjistrojë ditën më të gjatë të vitit dhe natën më të shkurtër.
Ndërrimet sezonale të orës janë mëse të njohura për shumicën e vendeve të hemisferës perëndimore, duke nisur nga pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Bashkimit Evropian, Amerikës Latine madje edhe Australisë.
Por ka vende të tjera që e kanë hequr zakonin e ndërrimit të orës, sikurse Azia dhe një pjesë e madhe e Afrikës.
Nga mëngjesi i 31 marsit ngrihemi më shpejt nga gjumi, ky ritual ndodh gjithmonë të dielën e fundit të muajit mars që kësaj here është edhe dita e fundit e këtij muaji.
Por, si lindi ideja e orës diellore. Shpikësi amerikan Benjamin Franklin e hodhi këtë ide ndërsa ishte në Paris në vitin 1784. Ai sugjeroi 240 vjet më parë se nëse njerëzit ngriheshin më herët nga shtrati kursenin edhe qirinjtë, me të cilët ndriçoheshin.