Categories: KulturëLajme

Nesër nis Fest ‘62 – Provat gjenerale bëjnë bashkë të gjitha detajet, vazhdon shitja e biletave

Vetëm një ditë na ndan nga Festivali i 62 i Këngës në RTSH. Skena tashmë ka marrë formë, teksa këngëtarët dhe prezantuesit zhvillojnë provat e fundit. I dalluar për nga numri i lartë i këngëtarëve të rinj që ngjiten në skenë, ky Festival i ka lënë hapësirë të rinjve dhe në prezantim. Krisa Çaushi, e cila do të prezantojë përkrah Adriana Matoshit, Klejdi Kadiut dhe Xhuliano Dules, ndan emocionet e kësaj përvoje.

Ishte një lajm i papritur për mua, u emocionova shumë. Ndjehem shumë e privilegjuar dhe kam kënaqësinë e madhe që të prezantoj këtë vit Festivalin e Këngës krah Adriana Matoshit, Xhuliano Dules dhe Klejdi Kadiut. Kemi goxha kimi me njëri-tjetrin, kemi dhe atë humorin me njëri-tjetrin, sidomos Xhuliano që është edhe një aktor dhe përpiqet që ta bëjë sa më komike gjënë sa më argëtuese”, u shpreh Çaushi.

Me skenar të Enkel Demit dhe në drejtimin e regjisorit Pali Kuke, është menduar edhe për detajet që identifikojnë secilin nga prezantuesit.

Unë do të përfaqësoj të rinjtë që marrin pjesë për herë të parë në Festivalin e Këngës, janë njësoj si unë sepse edhe unë e shkel për herë të parë”, tha moderatorja.

Ndërkohë, në biletarinë e Pallatit të Kongreseve vijon shitja e biletave për 3 netët e para të Festivalit, ashtu si edhe në platformën online vivere.al. Së shpejti do të dalin edhe biletat e natës finale. Por secila prej netëve është për të mos u humbur. Mjafton të kujtojmë të ftuarin special të natës së parë, këngëtarin italian Umberto Tozzi, këngët e të cilit janë shumë të njohura edhe për publikun shqiptar.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Fushata elektorale po ndikon në jetën e qytetit – Oltion Luli: Bojkoti i këshilltarëve po bllokon vendime jetike për Shkodrën

“Fushata elektorale po ndikon drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetit”. Kështu është shprehur kryetari…

29 minutes ago

Zgjedhjet 2025 në media – Integriteti mediatik gjatë fushatës zgjedhore, në fokusin e OSBE-së

“Integriteti mediatik gjatë periudhës zgjedhore” ishte tema e një sesioni informues të zhvilluar sot në…

36 minutes ago

Një javë festë lulesh – Shkodra përgatitet për atmosferë festive

Përveç panairit, në sheshin dhe pedonalen e qytetit do të zhvillohen aktivitete argëtuese dhe edukative…

39 minutes ago

Veprat e Idromenos dhe Simon Rrotës – Bisedë publike në Galerinë e Arteve të Shkodrës mbi rëndësinë e restaurimit të tyre

Në ambientet e Galerisë së Arteve në Shkodër u zhvillua këtë mërkurë një bisedë publike…

41 minutes ago

Imazheria, “syri i parë” i diagnozës – Rëndësia e imazherisë në zbulimin e sëmundjeve

Reparti i Imazherisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ofron një gamë të plotë shërbimesh diagnostikuese.…

51 minutes ago

Shtoji i Ri probleme me ujin – Banorët: Janë shtrirë tubacionet, ende pa rezultat

Banorët e fshatit Shtoj i Ri në njësinë administrative Rrethina prej dekadash po përballen me…

54 minutes ago