Categories: LajmeSociale

Nesër nis Muaji i Ramazanit, kreu i KMSH: Lusim për paqe kudo ku ka konflikte

Besimtarët myslimanë nisin nesër (11 mars) Muajin e Ramazanit. Ramazani është muaji i agjërimit, një nga pesë shtyllat e Islamit, ndërsa shënon muajin e nëntë në kalendarin Islam.

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka uruar besimtarët myslimanë, teksa tha se ky muaj është i begatisë dhe mirëkuptimit me njëri-tjetrin. Spahiu tha se gjatë Ramazanit besimtarët duhet të jenë më solidarë me familjet në nevojë, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mira.

Po ashtu, ai lut për paqe në çdo vend ku ka konflikte, teksa përmend Gazën dhe Ukrainën.

Mesazhi i plotë i kreut të KMSH-së

Të dashur motra dhe vëllezër besimtarë! Falenderimet i takojnë Allahut, Zotit të botërave që na mundësoi të arrijmë muajin e Ramazanit. Muaji i bekuar i Ramazanit është një mundësi dhe favor i jashtëzakonshëm që Zoti na ka dhuruar për të pastruar shpirtin dhe trupin. Ramazani nuk është muaj diete por muaj adhurimi, përmes të cilit njeriu ka mundësinë e artë të arrijë kënaqësinë e Zotit, e përmes kësaj arritje të begatojë veten e tij me mirësi në këtë botë dhe atë të përtejmen. Në Kur’an dhe në hadithet e Profetit (a.s.) Ramazani përshkruhet si një prej mirësive më të mëdha, pas namazit që Zoti na ka dhënë ne. Ramazani është pastrim shpirtëror në radhë të parë.

Zoti (xh.sh.) thotë në Kuran: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. Ajeti në fjalë tregon qartë se agjërimi synon të formojë një personalitet të kompletuar tek besimtari. Ramazani është muaji i Kur’anit Famëlartë, në këtë muaj ne duhet të lidhemi fort me të. Ramazani është muaji i solidaritetit mes njerëzve. Është muaji i dhënies së lëmoshës.

Është muaji i përkushtimit në familje, i përkujdesjes ndaj prindërve. Secili nga ne ka një mundësi të rikuperojë në këtë muaj lidhjet e shkëputura me njerëzit e afërm. Mos harrojmë, në këtë muaj të begatë çdo vepër shpërblehet shumëfish nga Allahu (xh.sh). Zoti e ka veçuar shpërblimin e Ramazanit. Aq i rëndësishëm është ky shpërblim sa që në Xhennet agjëruesi i sinqertë ka një portë të veçantë për të hyrë në të.

E lusim Zotin të na mundësojë që të dalim të falur në fund të këtij muaji dhe të nisim një jetë të re! E lusim Zotin të na e bëjë këtë muaj paqe e begati! Lusim Zotin që të arrihet sa më parë paqja mes palëve në Gaza, Ukrainë dhe çdo vend tjetër ku ka konflikte dhe njerëzit të gjejnë qetësinë e merituar dhe të kalojnë një Ramazan të begatë!

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

8 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

8 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

8 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

8 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

8 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

8 hours ago

This website uses cookies.