Nesër, Vllaznia-Tirana, java e 8-të / Memelli: Na rikthehen Hakaj dhe Smajli, kërkojmë tre pikët e plota

memelli 6.10
Një ditë përpara ndeshjes, Vllaznia-Tirana, trajneri i kuqebluve, Migen Memelli doli sot në një konferencë shtypi të organizuar në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”. Rikthimet e Hakajt dhe Smajlit në të dy krahët e mbrojtjese e bëjnë optimist teknkun kuqeblu të kërkojë pikët e plota në këtë ndeshje.
Presidenti Alban Xhaferi ka vënë në dispozicion autobusë falas pa limit për tifozërinë shkodranë në udhëtimin drejt Kukësit, vendin që mirëpritet nga trajneri Memelli.
Ndeshja, Vllaznia-Tirana luhet nesër në stadiumin “Kukës Arena” duke filluar nga ora 14:00.