Analisti Nesturi deklaroi se me afrimin e fushatës elektorale do të rriteten dhe tensioni politik .
Edhe takimi i një dite më parë i kryeministrit Edi Rama në SHBA, tha Nesturi, ishte një takim që kishte në fokus votën e diasporës për Partinë Socialiste dhe mund të them që mazhoranca është fokusuar tek vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.
Ndryshe nga mazhoranca, opozita është fokusuar më shumë në aktivitetin e saj brenda vendit.
Në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares Sonila Agostini, Nesturi tha se, “ajo që ishte e veçantë këtë herë është që gjatë një vizite të një kryeministri të bësh thirrje për të dal në një anti-protestë. Kjo tregon dhe situatën shumë të tensionuar politike. Është hera e parë që kjo mbartë një ngarkesë të madhe politike dhe nuk jep një mesazh të qartë politik”.
Por sipas tij, opozita ka mundësi ta bëjë këtë gjë por duhet të fokusohet edhe ajo në takime me diasporën shqiptare.
“Ata 30 deputet të opozitës që shkuan në Strasburg nuk kishte nevojë të bënin foto para Parlamentin Europian, por të shkonin dhe të takonin shqiptarët që jetojnë atje dhe kishte funksion zgjedhor. Do apo se do Ramën, do apo se do këtë qeveri kemi një risi në këto zgjedhje që është vota e emigrantëve.”
Në seancën plenare të së hënës (17 mars), Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur me vota…
Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve. Ato zënë…
Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë…
Salla e Koncerteve në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” çeli dyert për koncertin e Grand Duo-s…
I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna…
Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është vlerësuar në Itali me çmimin special ndërkombëtar të…
This website uses cookies.