Nesturi: Vrasja në Shkodër, shteti duhet të reagojë fort

Analisti Plator Nesturi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, lidhur me ngjarjen e Shkodrës ku si pasojë e përplasjes së grupeve kriminale ranë viktimë dhe 2 qytetarë të pafajshëm, tha se shteti duhet të reagojë fort ndaj krimit vazhdimisht dhe jo ta zhvillojë këtë betejë me fushata.

“Kjo ngjarje nuk është diçka që i përket vetëm policisë, por të gjitha strukturave shtetërore. Ajo ngre edhe një problematikë, lidhur me luftën në vazhdimësi ndaj grupeve kriminale. Edhe SPAK-u është marrë me goditjen ndaj grupeve kriminale shumë të rrezikshme, duke i goditur ato. Kemi arrestime dhe sekuestrim të pasurive. Shteti kur do, di ta tregojë forcën. Që nga vera nuk është se kemi pasur raste të rënda kriminale. Shteti nuk duhet ta zhvillojë luftën ndaj krimit me fushata. Duhet ta godasë atë vazhdimisht. Rasti në Shkodër më duket një rast tipik kur krijohet ideja se shteti është pak më i tërhequr. Ndaj këtyre rasteve, pavarësisht luftës mes grupeve kriminale, shteti duhet të ketë angazhim të fortë.”, tha Nesturi.    

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.