Analisti Plator Nesturi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, lidhur me ngjarjen e Shkodrës ku si pasojë e përplasjes së grupeve kriminale ranë viktimë dhe 2 qytetarë të pafajshëm, tha se shteti duhet të reagojë fort ndaj krimit vazhdimisht dhe jo ta zhvillojë këtë betejë me fushata.
“Kjo ngjarje nuk është diçka që i përket vetëm policisë, por të gjitha strukturave shtetërore. Ajo ngre edhe një problematikë, lidhur me luftën në vazhdimësi ndaj grupeve kriminale. Edhe SPAK-u është marrë me goditjen ndaj grupeve kriminale shumë të rrezikshme, duke i goditur ato. Kemi arrestime dhe sekuestrim të pasurive. Shteti kur do, di ta tregojë forcën. Që nga vera nuk është se kemi pasur raste të rënda kriminale. Shteti nuk duhet ta zhvillojë luftën ndaj krimit me fushata. Duhet ta godasë atë vazhdimisht. Rasti në Shkodër më duket një rast tipik kur krijohet ideja se shteti është pak më i tërhequr. Ndaj këtyre rasteve, pavarësisht luftës mes grupeve kriminale, shteti duhet të ketë angazhim të fortë.”, tha Nesturi.
Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i…
Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…
Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…
Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…
This website uses cookies.