Netanjah: Çdo anëtar i Hamasit është një njeri i vdekur

830cd7b9f2084001a38127a46fcd6a08

830cd7b9f2084001a38127a46fcd6a08

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjah (Netanyahu) ka deklaruar se çdo anëtar i Hamasit është “një njeri i vdekur”.  Deklarata e Netanjah erdhi fill pas takimit të parë të qeverisë së jashtëzakonshme të vendit të tij.

Netanyahu dhe figura e opozitës Beni Gantz ranë dakord të linin mënjanë një rivalitet të ashpër politik që ishte përshkallëzuar në protesta të gjera.

Gantz u tha qytetarëve izraelitë se qeveria e sapoformuar ishte “e bashkuar” dhe e gatshme për të “fshirë këtë gjë të quajtur Hamas nga faqja e dheut”.

Njoftimi se Netanjah dhe Gantz do të punojnë së bashku vjen pas muajsh protestash kundër përpjekjeve të kryeministrit dhe qeverisë së tij për të shtyrë reformat e diskutueshme gjyqësore.

Më pas, Netanjah zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin amerikan Xho Bajden (Joe Biden) ku ky i fundit i bëri të qartë se Izraeli duhet të “operojë sipas rregullave të luftës”.

Bajden tha se e kuptonte zemërimin dhe zhgënjimin e popullit izraelit, por i kërkoi Izraelit t’u përmbahej parimeve të konventave të Gjenevës. Ai gjithashtu paralajmëroi Iranin, i cili e ka mirëpritur sulmin e Hamasit, të jetë i kujdesshëm.

Numri i të vdekurve në Izrael ka arritur në 1200. Më shumë se 1100 njerëz janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza. Hamasi gjithashtu ka marrë peng deri në 150 persona, duke përfshirë të moshuar dhe fëmijë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.