Netanjah: Lufta me Hamasin do të zgjasë shumë muaj, Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin

Netanjah

Netanjah

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjah (Netanyahu) është zotuar të rimarrë kontrollin e kufirit të Rripit të Gazës me Egjiptin, duke zgjeruar misionin e Izraelit për të neutralizuar Hamasin në një konflikt që thotë se pret të zgjasë me muaj.

Lufta është në kulmin e saj dhe zona tampon e korridorit të Filadelfit që kalon përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin duhet të jetë në duart e Izraelit. Duhet të mbyllet. Është e qartë se çdo marrëveshje tjetër nuk do të siguronte çmilitarizimin që ne kërkojmë”, tha Netanjahu.

Komentet e Netanyahut për zonën tampon erdhën ndërsa forcat ushtarake izraelite vazhduan me një ofensivë që kryeministri përsëriti se do të zgjasë “për shumë muaj”.

Lufta do të vazhdojë për shumë muaj derisa Hamasi të eliminohet dhe pengjet të kthehen. Ne do të garantojmë që Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin”, tha Netanjahu në një konferencë shtypi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.