Categories: BotaLajme

Netanjahu drejt Uashingtonit: Izraeli, aleati i SHBA, kush do ta zëvendësojë Bajdenin

Vizita e kryeministrit izraelit në Uashington, e para në aleatin kryesor të vendit të tij, që nga viti 2022, është lënë në hije nga vendimi i presidentit Xho Bajden (o. Joe Biden) për t’u tërhequr si kandidat në zgjedhjet e nëntorit.

Megjithatë  Benjamin Netanjahu (o. Netanyahu) tha se do të falënderonte presidentin amerikan për gjithçka që ka bërë për Izraelin gjatë gjithë karrierës së tij, ndërsa do të diskutonte me të për çështjen e lirimit të pengjeve izraelitë në Gaza, mposhtjen grupit islamik palestinez Hamas dhe përballjen me Iranin dhe grupet e armatosura që vendi islamik mbështet në rajon.

Një takim me Bajdenin është planifikuar paraprakisht për të martën nëse presidenti 81-vjeçar është shëruar nga Covid-19, ndërsa është planifikuar që Netanjahu t’i drejtohet Kongresit të mërkurën. 

Unë do t’u them miqve të mi se pavarësisht se kë zgjedh populli amerikan si presidentin e tyre të ardhshëm, Izraeli mbetet aleati i domosdoshëm dhe i fortë i Amerikës në Lindjen e Mesme,” u tha ai gazetarëve përpara se të nisej.

Në këtë kohë lufte dhe pasigurie, është e rëndësishme që armiqtë tanë ta dinë se Amerika dhe Izraeli qëndrojnë së bashku sot, nesër dhe gjithmonë,” u shpreh Netanyahu, duke shtuar se ai do të donte të merrte mbështetjen dypartiake të Kongresit, si një hap i rëndësishëm për Izraelin.

Pas muajsh marrëdhëniesh të ftohta me Uashingtonin mbi mënyrën se si Izraeli ka kryer operacionet ushtarake në Gaza pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, vizita e Netanjahut pritet të jetë një mundësi për të rivendosur raportet dypalëshe.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 day ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 day ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 day ago

This website uses cookies.