Netanjahu flet me Bajdenin: Mos na diktoni paqen me palestinezët, as njohjen e njëanshme

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i deklaroi të enjten presidentit amerikan Xho Bajden se ai vazhdon t’i rezistojë “diktuesve ndërkombëtarë” që duan të rikthehet paqja mes Izraelit e Palestinës përmes marrëveshjeve ende të papranueshme nga Tel-Avivi.

Zyra e kryeministrit Netanjahu informoi se biseda telefonike me presidentin Bajden zgjati rreth 40 minuta. Në qendër të diskutimeve ishin pasojat pas sulmit të 7 tetorit të ndërmarrë nga grupi Hamas në Izrael, pengjet e marrë para luftës, ofensiva e planifikuar në qytetin e Rafahut dhe situata humanitare në Rripin e Gazës.

Qëndrimet e mia mund të përmblidhen me këto dy fjali. Izraeli kategorikisht refuzon diktimet ndërkombëtare në lidhje me arritjen e një pakti të përhershëm me palestinezët. Një marrëveshje e tillë do të arrihet vetëm përmes negociatave direkte mes palëve, pa parakushte. Izraeli do vazhdojë të kundërshtojë njohjen e njëanshme të shtetit palestinez. Kjo njohje në kuadër të masakrës së 7 Tetorit do ishte shpërblim i paprecedentë për terrorizmin dhe do parandalonte çdo akord paqeje të mëvonshëm,” theksoi Netanjahu në njoftimin e tij për shtyp.

Nga ana e Shtëpisë së Bardhë, “presidenti konfirmoi zotimin e tij për të punuar pa pushim e sa më shpejt për lirimin e të gjithë pengjeve, duke e mirëkuptuar situatën e rëndë që janë duke kaluar pas 132 ditësh nën kontrollin e Hamasit. Presidenti dhe kryeministri diskutuan edhe për situatën në Gazë dhe urgjencën për të garantuar ndihma humanitare për civilët palestinezë në nevojë.

Për sa i përket Rafahut, presidenti Bajden përsëriti se “operacioni ushtarak nuk duhet ndërmarrë pa një plan të besueshëm dhe të ekzekutueshëm, i cili siguron dhe përkrahet nga civilët e Rafahut”.

Biseda mes dy shtetarëve erdhi pas raportimeve se SHBA-ja dhe disa partnerë arabë po përgatisin një plan të detajuar për marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe palestinezëve, ku përfshihet edhe një afat kohor për njohjen e shtetit të Palestinës.

Sulmet e ushtrisë izraelite në vendndodhjet ku pretendohet se strehohen militantë të Hamasit vijojnë të lënë pasoja në popullatën e thjeshtë palestineze. Më shumë se 28.600 civilë raportohen të vrarë që nga 7 tetori i vitit 2023 kur nisi konflikti, dhe bilanci i përgjithshëm po i afrohet shifrës 30 mijë duke përfshirë viktimat në Izrael.

Qyteti i Rafahut, që ndodhet afër kufirit të Gazës me Egjiptin, mendohet nga pala izraelite se duhet pastruar nga militantët e mbetur për të dobësuar Hamasin.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.