Netanjahu i drejtohet SHBA-së: Mos impononi një realitet që do të dëmtonte sigurinë e Izraelit

a06540787dee4990b968414181fcc923

a06540787dee4990b968414181fcc923

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu (Netanyahu)  ka deklaruar se u ka bërë me dije Shteteve të Bashkuara të Amerikës se ai kundërshton krijimin e një shteti palestinez, ndërsa ndaloi përpjekjet e tyre për imponimin  e një realiteti që do dëmtonte sigurinë e Izraelit.

Në një konferencë shtypi, Netanjahu u zotua të vazhdojë me ofensivën në Gaza “deri në fitoren e plotë”, shkatërrimin e Hamasit dhe kthimin e pengjeve të mbetura izraelite, duke shtuar se mund të duhen ende shumë muaj.

“Ky është një kusht i domosdoshëm dhe bie ndesh me idenë e sovranitetit (palestinez). Çfarë duhet bërë? Unë ua them këtë të vërtetë miqve tanë amerikanë dhe gjithashtu ndalova përpjekjen për të na imponuar një realitet që do të dëmtonte sigurinë e Izraelit”, tha ai.

Me gati 25,000 palestinezë të vrarë në Gaza, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, dhe 85% të popullsisë së rripit të zhvendosur, Izraeli është nën presion të madh për të frenuar ofensivën e tij dhe për t’u angazhuar në bisedime kuptimplote për një fund të qëndrueshëm të luftës.

Aleatët e Izraelit, duke përfshirë SHBA-në dhe shumë prej armiqve të tij, kanë kërkuar një ringjallje të “zgjidhjes së dy shteteve” prej kohësh në gjumë, në të cilën një shtet i ardhshëm palestinez do të ulet krah për krah me një izraelit.

Shpresa në shumë qarqe është se kriza aktuale mund t’i detyrojë palët ndërluftuese të kthehen në diplomaci, si alternativa e vetme e qëndrueshme ndaj cikleve të pafundme të dhunës. Por nga komentet e Netanjahut, qëllimi i tij duket krejt i kundërt.

Netanjahu tha se Izraeli duhet të ketë kontroll të sigurisë mbi të gjithë tokën në perëndim të lumit Jordan, e cila do të përfshijë territorin e çdo shteti të ardhshëm palestinez.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.