Netanjahu shtjelloi planin e pasluftës, Shtëpia e Bardhë paralajmëron Izraelin kundër ripushtimit të Gazës
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar sot se nuk beson se forcat izraelite duhet të ripushtojnë Gazën pas qëndrimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu se vendi do të ketë “përgjegjësinë e sigurisë në Gaza për një periudhë të pacaktuar pas përfundimit të luftës.”
“Presidenti ende beson se një riokupim i Gazës nga forcat izraelite nuk sjell asgjë të mirë. Nuk është mirë për Izraelin; nuk është e mirë për popullin izraelit. Një nga bisedat që Sekretari (Antony) Blinken ka pasur në rajon është se si duket Gaza pas konfliktit? Si duket qeverisja në Gaza? Sepse sido që të jetë, nuk mund të jetë ajo që ishte më 6 tetor. Nuk mund të jetë Hamasi”, ” tha koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për komunikimet strategjike John Kirby për CNN.
Paralajmërimi i fundit nga Shtëpia e Bardhë vjen pasi Netanjahu deklaroi një ditë më parë se Gaza duhet të qeveriset nga “ata që nuk duan të vazhdojnë rrugën e Hamasit. Izraeli do të ketë përgjegjësinë e sigurisë në Gaza, sepse e kemi parë se çfarë ndodh kur nuk e kemi atë.”
Ky ishte një nga sugjerimet e para që Netanjahu ka dhënë në lidhje me vizionin e tij për një Gazë të pasluftës dhe ka sugjeruar një pikëpamje divergjente se ajo e SHBA-së, duke përfshirë deklaratat e vetë Presidentit Joe Biden se si do të dukej e ardhmja e rripit të Gazës.