Categories: BotaLajme

Netanjahu shtjelloi planin e pasluftës, Shtëpia e Bardhë paralajmëron Izraelin kundër ripushtimit të Gazës

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar sot se nuk beson se forcat izraelite duhet të ripushtojnë Gazën pas qëndrimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu se vendi do të ketë “përgjegjësinë e sigurisë në Gaza për një periudhë të pacaktuar pas përfundimit të luftës.

Presidenti ende beson se një riokupim i Gazës nga forcat izraelite nuk sjell asgjë të mirë. Nuk është mirë për Izraelin; nuk është e mirë për popullin izraelit.  Një nga bisedat që Sekretari (Antony) Blinken ka pasur në rajon është se si duket Gaza pas konfliktit? Si duket qeverisja në Gaza? Sepse sido që të jetë, nuk mund të jetë ajo që ishte më 6 tetor. Nuk mund të jetë Hamasi”, ” tha koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për komunikimet strategjike John Kirby për CNN.

Paralajmërimi i fundit nga Shtëpia e Bardhë vjen pasi Netanjahu deklaroi një ditë më parë se Gaza duhet të qeveriset nga “ata që nuk duan të vazhdojnë rrugën e Hamasit. Izraeli do të ketë përgjegjësinë e sigurisë në Gaza, sepse e kemi parë se çfarë ndodh kur nuk e kemi atë.”

Ky ishte një nga sugjerimet e para që Netanjahu ka dhënë në lidhje me vizionin e tij për një Gazë të pasluftës dhe ka sugjeruar një pikëpamje divergjente se ajo e SHBA-së, duke përfshirë deklaratat e vetë Presidentit Joe Biden se si do të dukej e ardhmja e rripit të Gazës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

7 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

7 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

7 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

7 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

7 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

7 hours ago

This website uses cookies.