Netanyahu: Hezbollahu do të bënte ‘gabimin e jetës’ nëse hyn në luftë

Netanyahu

Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar Hezbollahun, i cili është forca më e fuqishme ushtarake e Libanit, kundër hapjes së një fronti të dytë lufte me Izraelin.

Sipas BBC , Netanyahu duke folur me trupat izraelite pranë kufirit me Libanin, u shpreh se, “ Hezbollah do të bënte gabimin e jetës nëse do të përfshihej”.

Ai tha se do të sillte kundërsulme izraelite të përmasave të paimagjinueshme që do të shkaktonin shkatërrim mbi Libanin.

Izraeli dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar tashmë Hezbollahun e mbështetur nga Irani, i cili është cilësuar një organizatë terroriste nga Britania e Madhe, SHBA dhe vende të tjera, kundër hapjes së një fronti tjetër beteje në kufirin verior të Izraelit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.