Categories: BotaLajme

Netanyahu: Hezbollahu të qëndrojë jashtë luftës sonë me Hamasin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar organizatën shiite libaneze Hezbollah kundër sulmeve ndaj Izraelit.

“Nëse Hezbollahu vendos të hyjë në luftë, do të dëshirojë luftën e dytë të Libanit”, tha dje Netanyahu gjatë një vizite te trupat në kufirin me Libanin.

Ai i referohej luftës së Izraelit me Libanin në vitin 2006, duke thënë se kjo do të ishte “gabimi i jetës së tyre”.

“Ne do ta godasim atë me një ashpërsi që nuk mund ta imagjinojë”, tha Netanyahu.

Megjithatë, ai tha se nuk mund të thoshte ende nëse Hezbollahu kishte vendosur të “hynte plotësisht në luftë”.

Sulmet nga Libani janë intensifikuar që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Dje, Hezbollahu u angazhua në luftime të mëtejshme me ushtrinë izraelite në rajonin kufitar.

Ekziston shqetësimi se Hezbollahu i mbështetur nga Irani mund të intensifikojë sulmet e tij ndaj Izraelit.

Hezbollahu konsiderohet shumë më i fuqishëm se Hamasi.

“Unë e di që keni humbur miq dhe kjo është një gjë shumë e vështirë, por ne jemi në luftën e jetës sonë, një luftë për atdheun tonë. Ky nuk është ekzagjerim. Është për jetë a  vdekje dhe ata duhet të vdesin”, u tha Netanyahu ushtarëve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

59 minutes ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

1 hour ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

1 hour ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

1 hour ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

1 hour ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

1 hour ago

This website uses cookies.