Netanyahu: Jemi në kulmin e betejës në Gaza

Netanyahu 2.11

Netanyahu 2.11

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se trupat izraelite janë në “kulmin e betejës” në operacionin e tyre tokësor në Gaza.

Ne jemi në kulmin e betejës. Ne kemi pasur suksese mbresëlënëse dhe kemi kaluar në periferi të qytetit të Gazës. Ne po përparojmë“, deklaroi Netanyahu.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka bërë me dije se po rrethon qytetin e Gazës dhe po “thellon” operacionet e saj atje.

Ushtarët tanë kanë operuar në qytetin e Gazës ditët e fundit, duke e rrethuar atë nga disa drejtime dhe duke e thelluar operacionin“, tha gjenerallejtënant Herzi Halevi.

Gati gjysma e të gjithë spitaleve në Gaza janë jashtë shërbimit për shkak të bombardimeve dhe mungesës së karburantit, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Ramallah. Ajo paralajmëroi të mërkurën se spitali më i madh i Gazës, Al Shifa, mund të detyrohet të ndalojë së shpejti funksionimin./ BBC

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.