Categories: BotaLajme

Netanyahu kundërshton marrëveshjen e armëpushimit të Gazës: Fitorja është brenda mundësive

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu (Netanyahu) ka hedhur poshtë propozimet e Hamasit për një armëpushim dhe një marrëveshje pengjesh në Gaza, duke i quajtur ato “delirante” në një pengesë ndaj përpjekjeve diplomatike për të ndalur luftën.

 “Ne nuk jemi përkushtuar për asgjë. Ne nuk jemi përkushtuar ndaj asnjë prej kërkesave deluzive të Hamasit, numrit të terroristëve me gjak në duar [për lirimin].

Nuk ka një angazhim  duhet të ketë një negociatë, është një proces, dhe për momentin, nga ajo që shoh nga Hamasi, nuk po ndodh”, tha Netanjahu.

Hamasi kishte paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për një marrëveshje duke bërë thirrje për një tërheqje graduale izraelite nga enklava gjatë një armëpushimi katër mujor e gjysmë dhe një plan për t’i dhënë fund luftës përgjithmonë, sipas një kopje të kundërofertës së grupit.

Por Netanjahu tha se qëllimi i Izraelit është “fitorja e plotë” dhe vendi “nuk do të bëjë më pak se kaq”.

Ne jemi në rrugën drejt fitores së plotë. Fitorja është e arritshme; nuk është çështje vitesh apo dekadash, është çështje muajsh”, tha ai.

Përgjigja e Netanjahut ka të ngjarë të shihet si një goditje ndaj Sekretarit të Shtetit të SHBA, Entoni (Antony) Blinken, i cili po viziton rajonin mes përpjekjeve në rritje që synojnë sigurimin e një përparimi në konflikt. Megjithatë, lideri izraelit nuk përjashtoi mundësinë e negociatave të mëtejshme.

Hamasi do të dërgojë një delegacion në Kajro për të ndjekur propozimet e tij për marrëveshjen e pengjeve dhe armëpushimit, tha zëdhënësi i grupit Osama Hamdan në një konferencë shtypi në Bejrut të mërkurën.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

11 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

11 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

11 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

13 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

13 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

14 hours ago

This website uses cookies.