Netanyahu: Nuk do të paguajmë asnjë çmim për lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës
Izraeli nuk do të paguajë asnjë çmim për kthimin e pengjeve që ende mbahen në Rripin e Gazës, kështu ka deklaruar kryeministri Benjamin Netanyahu ndërsa negociatat vazhdojnë për lirimin e tyre.
“Ne nuk jemi të gatshëm të paguajmë asnjë çmim. Ka shumë presion mbi Izraelin, nga brenda dhe jashtë vendit, për të ndaluar luftën përpara se të arrijmë të gjitha qëllimet tona, duke përfshirë një marrëveshje për lirimin e pengjeve me çdo kusht. Ne nuk jemi të gatshëm të paguajmë asnjë çmim, sigurisht jo koston delirante që Hamasi po na kërkon të paguajmë, që do të nënkuptonte humbjen e shtetit të Izraelit”, tha Netanyahu.
“Rruga për lirimin e tyre është forcimi i presionit ushtarak ndaj Gazës dhe mposhtja e Hamasit”, theksoi ai.
Këto deklarata erdhën pasi Shtetet e Bashkuara planifikojnë të dërgojnë të dërguarin e tyre të posaçëm për Lindjen e Mesme në rajon si pjesë e bisedimeve midis SHBA, Egjiptit, Izraelit dhe Katarit që synojnë një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve.