Netanyahu plan të fshehtë për Gazën, “Jerusalem Post”: Autoritet i ri Palestinez, Izraeli ruan të drejtën e sigurisë

Një plan i fshehtë izraelit synon të krijojë një qeveri ushtarake në Gaza dhe të nxisë lidhjet rajonale, duke synuar më vonë krijimin e një “Autoritetit të ri Palestinez”. Gazeta izraelite Jerusalem Post ka qenë jo që ka publikuar planin e fshehtë të Izraelit, që është i ndarë në 3 faza.

Faza e parë përfshin krijimin e një qeverie ushtarake gjithëpërfshirëse izraelite në Gaza për të mbikëqyrur ndihmën humanitare dhe për të marrë përgjegjësinë për popullsinë civile gjatë një “periudhe tranzicioni”.

Në fazën e dytë do të shihet formimi i një koalicioni ndërkombëtar arab, duke përfshirë Arabinë Saudite, Egjiptin, Marokun, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe të tjerë. Ky koalicion do të jetë pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë të normalizimit rajonal, duke mbështetur krijimin e “Autoritetit të ri Palestinez”.

Sipas planit, zyrtarët që do të drejtojnë “Autoritetin e ri Palestinës në Gaza nuk do të jenë as të lidhur me Hamasin dhe as të lidhur drejtpërdrejt me Presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, por do “të trashëgojnë qeverisjen e Gazës nga Izraeli”.

Faza e tretë përfshin reforma të gjera në Jude dhe Samari në lidhje me funksionalitetin, përmbajtjen arsimore dhe menaxhimin e terrorit të Autoritetit të ri Palestinez.

Nëse kjo fazë do të vazhdojë pa probleme brenda një afati kohor të paracaktuar dy deri në katër vjet, Izraeli do të njohë një “shteti palestinez” të përcaktuar brenda territoreve të Autoritetit Palestinez dhe do të konsiderojë transferimin e tokave shtesë që nuk kërkojnë vendbanime në atë shtet.

Edhe përmes planit për krijimin e një “shteti palestinez”, Izraeli do të ruajë të drejtën për të kryer operacione sigurie në Gaza, duke pasqyruar operacionet e tij në Bregun Perëndimor, “sa herë që shfaqen nevoja operacionale për të luftuar terrorin ose infrastrukturat e terrorit”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.